“Tallesha me shokët por doli e vërtetë”, rrëfehet futbollisti shqiptar i prekur nga Koronavirusi

Valdrin Mustafa është edhe futbollisti i vetëm shqiptar që rezulton pozitiv me pandeminë Covid-19. Sulmuesi është pjesë e Hanoverit në Gjermani, klub në të cilin kanë dalë të infektuar edhe lojtarë të tjerë. Mustafa ka dhënë një intervistë në emisionin “Shqipëria LIVE” të “Top Channel”, ku tregon edhe gjendjen e tij shëndetësore në këto momente si dhe simptomat e para. Madje sulmuesi shqiptar zbulon edhe një detaj interesant, pasi shprehet se vazhdimisht bënte shaka me shokët e ekipit duke u thënë se ishte me Koronavirus, gjë që më pas nuk mbeti thjesht një batutë pasi rezultoi një realitet.

“Deri tani jam mirë. Vetëm më dhemb pak koka dhe fyti. Kam pasur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë këto ditë. Isha i bllokuar në gjoks dhe më dhimbte fyti. Fola me mjekun e Hanoverit. Më bënë testin të shtunën dhe të martën më doli përgjigja. Nuk e di ku e kam marrë virusin, ndoshta nga klubi. Normalisht kam qenë pak në panik kur e mora vesh, sepse të gjithë janë duke folur për Koronavirusin dhe tani unë e kam atë. Por është si një gjendje gripale normale, kam frikë vetëm për prindërit. Babi bëri testin dhe doli negative, nesër presim edhe përgjigjen e mamit.

Fillimisht më dhimbte vetëm fyti. Më pas nisi të më dhimbte koka dhe unë thjesht doja të flisa, por po mendoja se do të më kalonte. Pastaj filloi të më dhimbte edhe gjoksi dhe aty thashë se diçka nuk është në rregull. Kisha një javë që i ndjeja këto simptoma. Unë bëja edhe shaka me shokët e ekipit dhe i thoja se kam Koronavirus, por tani doli një realitet që unë e kam atë. I gjithë ekipi i është nënshtruar testit dhe sot ka dalë edhe një pozitiv, një shok i ngushtë.

Nuk e dimë nga e kemi marrë. Të hënën bëra edhe vrap për 40 minuta. Kur shkova në shtëpi më mbante fryma dhe thashë se diçka po ndodh. Asnjëherë nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë. Më pas mjeku i hanoverit po më thoshte bëj kujdes se nuk dimë gjë për të. Tani jemi të izoluar për 14 ditë me familjen. Për momentin jam shumë mirë, vetëm koka më dhemb pak asgjë tjetër. Ditën e 10 do të bëj sërish testin”, është shprehur Valdrin Mustafa./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online