Klubit të Lazios pritet t’i shtohet edhe një tjetër shqiptar. Pas shumë lojtarëve me origjinë shqiptare, si Strakosha, Berisha, Durmishi etj, Astrit Rama mund të jetë emri i radhës. Ky i fundit është paraqitur në Romë, ku ka kryer testet mjekësore për skuadrën italiane. Por për të përfunduar gjithçka me sukses, duhet të kalojë periudhën e provës te të rinjtë dhe të bindë Menichin-in. Rama aktualisht është pjesë e Pas Perveza dhe ka moshën 19- vjeçare. Ndërkohë në të shkuarën ka qenë pjesë e një prej akademive më të mira të Greqisë, atë të Olimpiakos si dhe te AEK-u i Athinës.
“Unë të gjitha i kam arritur vetë, e di sa e vështirë është që të jepet mundësia. Unë shqiptarëve mund t’ua hap derën, mirëpo nuk e mbaj dot hapur”, do të shprehej Igli Tare disa kohë më parë, teksa hap sërish një tjetër derë për shqiptarët dhe këtë herë është radha e Astrit Ramës për të hyrë./Sport Ekspres/