Talenti shqiptar që debutoi me Greqinë, holandezët se marrin për 800 mijë euro dhe…”kurthin”

Menjëherë sapo jehona e Durmishajt që la Shqipërinë për t’iu bashkuar Greqisë u mbyll, në vendin tonë u hap një tjetër çështje për diskutim. Bëhej fjalë për Mario Vrushajn, lojtarin që Shqipëria bëri gjithçka për të marrë, por debutoi me Greqinë A dhe zgjodhi helenët.

Fillimisht edhe ky sulmues bëri jehonë të madhe me huazimin me të drejtë blerje nga Olimpiakosi drejt Ëillem II. Në Holandë do të ishte protagonist në çdo javë, duke shënuar gol apo dhënë asist. Por fillimi i këtij sezoni e ka gjetur më të qetë Vrushajn, që në 7 ndeshje, e ka tundur vetëm njëherë rrjetën.

Për më tepër që me Greqinë përjetoi edhe një nga momentet më të vështira, kur të gjithë tifozët u dolën kundër pas rezultateve të fundit turpëruese. Tashmë te Ëillem II në elitën e futbollit holandez po tërhiqen dhe nuk do ta blejnë kartonin e Vrushajt sipas të gjitha gjasave.

Teorikisht flitet për një çmim që nuk i kalon 800.000 euro, që holandezët të kenë të gjithë të drejtat e lojtarit. Por nuk është vetëm kjo çështje për t’u diskutuar, pasi nga ana tjetër ka edhe një kusht në marrëveshje do të vendoset që nëse Olimpiakosi e dëshiron riblerjen, atëherë do të ndodhë menjëherë dhe për një shifër që shkon pak më tepër sesa ajo e shitjes. Në kushte të tilla, në Holandë nuk kanë asnjë interes për të mbyllur një marrëveshje të tillë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online