Talenti i madh nga Gjermania do të vijë te Shqipëria? Gazetari tregon detajet për Weiper: FSHF do ta takojë, ata si familje i bëjnë gjithmonë pushimet në Shqipëri

Nelson Weiper pritet që të afrohet te Shqipëria. Sulmuesi i cili ka shënuar dy gola në Bundesligë me fanellën e Mainzit është aktualisht pjesë e Gjermanisë U-21. Por gazetari në Kosovë, Ylber Kelmendi, ka postuar në rrjetet sociale lajmin se Ëeiper mund të kalojë te Shqipëria. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, Kelmendi ka treguar më shumë detaje. (Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë)

“Nelson Weiper mund të jetë afrimi i ri i Shqipërisë. Këtij lojtari i shkon për shtat që të përfaqësojë Shqipërinë tani. Unë e di se ata familjarisht janë të lidhur me Shqipërinë. Babain e ka gjerman, nënën e ka shqiptare. Por vijnë në Shqipëri gjithmonë në pushimet e verës, zgjedhin bregdetin shqiptar.

Dua të sqaroj diçka, nuk është mbyllur ende asgjë zyrtarisht, kjo duhet theksuar se lajmi im është transformuar nga shumë media. Megjithatë mund të them se zyrtarë të FSHF do të shkojnë që të flasin me lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të dalë nga biseda mes tyre. Ai është një futbollist me shumë potencial që do të shkëlqente në Europian”, tha Kelmendi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online