Talenti i Genkut ftesë nga Shqipëria: Po mendohem

Shqipëria vazhdon punën në kërkim të talenteve për të ardhmen dhe një nga emrat që ka piketuar trajneri kuqezi Kristian Panuçi është Edon Zhegrova.

Bëhet fjalë për një anësor të djathtë ofensiv, vetëm 18 vjeç, i cili këtë sezon është pjesë e Genkut në Belgjikë dhe menjëherë ka shpërthyer në futbollin profesionist. Një gol e dy asiste në 8 ndeshje kampionati, një gol vendimtar me 11-metërsh në kupë, shenjë se djaloshi i rritur në Prishtinë është gati të luajë në nivele të larta dhe do të vlente shumë edhe për kombëtaren tonë.

Për gazeta blic.com Zhegrova konfirmon ftesën e Shqipërisë, por nuk ka vendosur ende: “Kam marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Shqipërisë për ndeshjen përballë Norvegjisë dhe jam shumë i lumtur, për këtë. Nga Reprezentacioni A i Kosovës akoma nuk kam marrë as edhe një ftesë përveç Reprezentacionit U21. Këto ditë do të vendos për cilin shtet do të luaj”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online