Talentet shqiptare po shtohen dita-ditës dhe po tregojnë përherë e më tepër se vlejnë. Madje po e bëjnë këtë edhe në një kampionat që marrëdhënien me futbollistët shqiptar nuk e kanë fort të mirë, siç Pështë Greqia. Por pavarësisht kësaj ka përsëri emra kuqezinj që spikasin në klubet e mëdha helene.
Të tillë janë edhe 3 rastet e fundit. AEK-u i Athinës ka publikuar listën e lojtarëve që trajneri do të ketë nën urdhërat e tij në fazën përgatitore për sezonin e ri. Ajo që bie në sy është edhe prania e 3 futbollistëve shqiptar në të. Paris Babi, Mario Mitaj dhe Kristo Jushi janë talentet që klubi grek ka thërritur me ekipin e parë, të cilët më parë kanë qenë pjesë e moshave të AEK-ut./Halit Delibashi-Sport Eskpres/