Talente instagrami/ Sulmuesi i Real Madrid refuzon të hyjë në fushë, e di veten ende me pushime

Në ndeshjen e Super Kupës mes Valencia dhe Real Madid, në një pjesë të lojës trajnerit Zidane i nevojiteshin zëvendësimet. E nëse lojtarët e stolit mezi presin të hyjnë në nxehmje për të fituar minuta në fushë, tek Reali një prej lojtarëve ka refuzuar ta bëjë këtë gjë. Talenti 40 milionësh i marrë nga Flamengos, Junior Vinicius, ka shprehur shenja lodhje vetëm pas tre xhirove vrapimi të shpejtë.

I habitur nga reagimi i 19 vjeçarit brazilian, trajneri i fitnesit, Gregory Dupont, është detyruar të çojë në dhomat e zhveshjes lojtarin e ri. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Zidane është irrituar nga sjellja e sulmuesit duke mos e besuar atë që po ndodhte para syve të tij. Lojtari ka refuzuar hapur stërvitjen e mëtejshme lojtarët e tjerë që u projektuan nga Zidane si zvendësimet e ndeshjes.

Edhe lojtarët e tjerë të stolit kanë shprehur kritika të menjëhershme ndaj Vinicius duke e akuzuar atë për mungesë të disiplinës sportive. Edhe më herët i riu brazilian është kritikuar për përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale duke e bërë këtë të fundit të mendojë vetëm për pushime. Në këto kushte 19-vjeçari duhet të kalojë në një fazë disiplinimi pasi justifikimet e shfaqura në ndeshjen e Super Kupës, nervozuan gjithë stafin dhe tifozët madrilenë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online