“Takimi mes Dajës, Ramës dhe Demit”! Baze tregon favoritin për të marrë drejtimin e Partizanit

Fatjon Baze ishte i ftuar në “Sport Magazine” ku ka treguar për situatën rreth Partizanit. Me burimet brenda klubit të kuq, Baze tregon më tepër për takimin që kanë pasur te kryeqytetasit pas humbjes së derbit me Tiranën. Kur flitet për trajnerin e ri, Mehmeti është në “pole position” duke pritur fundin e garës dhe të marrë përsipër drejtimin e Partizanit deri në fundin e kampionatit.

“Demi kërkonte projekt afatgjatë me Dajën dhe vetë e ka deklaruar se donte të shkonte në pension me të. Por në fakt rezultatet e penalizuan Dajën. Edhe kur rezultatet nuk ishin në favor të Partizanit, Demi ka dalë për t’i larguar trysninë. Por me humbjen e derbit të dytë, ndryshoi gjithçka. Ka pasur një takim mes Ramës, Demit dhe Dajës.

Me informacionet e mia ka pasur një ndarje positive, miqësore, ku është analizuar performanca në këto dy faza. Daja ka marrë përgjegjësinë për rezultatet. Ka munguar harmonia dhe ka pasur krisje mes Dajës dhe disa lojtarëve. Trajneri i ri? Dritan Mehmeti është një nga emrat më kryesorë për ta pasur deri në fundin e sezonit, ndërsa dëshira më e madhe e tifozëve është Skënder Gega”, tha Baze. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *