Takim në Samara, Kosta Rika e Serbia luajnë një finale

Kosta Rika e Serbia përballen sot pasdite (14.00) në Samara, në ndeshjen e parë të grupit E. Është një sfidë me shumë rëndësi, ku barazimi vlen pak për secilën palë, në një grup ku Brazili duket tepër superior dhe përballjet direkte do të vendosin shumë për vendin e dytë.

Kosta Rika i ka humbur dy miqësoret e fundit para Kupës së Botës duke pësuar 6 gola dhe nuk duket skuadra e bukur që habiti të gjithë në Botërorin 2014.

Ndërkaq, Serbia ka një ekip mjaft të talentuar dhe mund të jetë një nga surprizat e Botërorit. Serbët kanë humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit mes kualuifikuese dhe turneut final të Botërorit. Me një sulmues si Mitroviç dhe me emra si Ljajiç e Milinkoviç-Saviç nga pas, Serbia duket shumë kërcënuese, por edhe Kosta Rikas ka lojtarë shumë të shpejtë e teknikë në sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online