Nga Klaudio Ndreca
Ku do të shkojë Marash Kumbulla? Mbrojtësi shqiptar ka marrë gjithë vëmendjen mediatike në Itali, teksa kërkohet nga ekipet më të njohura. Juventusi dhe Inter janë në garë për ta transferuar, ndërsa në kohët e fundit terren ka fituar Lacio.
“Gianluca di Marzio” raporton një takim që do të ndodhë në Romë mes dy presidentëve të ekipeve të Lacios dhe Veronës. Pra Lotito që do të mundohet të bind Septums për të marrë Kumbullën. Kjo garë e fortë detyron drejtuesin e Lacios për të bërë punën e Igli Tares, pasi nuk konsiderohet si një transferim i lehtë. Mbetet të shihet nëse do të ketë një dakortësim, ndërsa kjo do të ishte dhurata më e mirë për Inzaghin me arritjen në Champions League. /Sport Ekspres/