Takaj: Treguam veten, problem kemi “të voglat”

Presidenti i Skënderbeut flet pas triumfit në Kukës. Mesazh i qartë për forcën dhe ambiciet e skuadrës, por Takaj nuk e nënvlerëson Kukësin: Është gjithnjë aty

Jurgen Zela

Kukësi-Skënderbeu nuk mund të kishte të njëjtën hijeshi pa duelin në distancë mes dy presidentëve Gjici e Takaj. Dy drejtues me karakteristika të ndryshme që gjithnjë dinë të dhurojnë “show”. Kësaj radhe fitues ishte Takaj, i cili pas ndeshjes iu gëzua fitores dhe për “Sport Ekspres” nuk nguroi të flasë rreth takimit me Kukësin. Sezoni dhe Europa, Gjici dhe problematika e skuadrës së tij, Takaj shprehet mjaft i gëzuar pas fitores në “kështjellën” kuksiane.
President, triumfoni në Kukës, ku askush nuk kishte fituar prej më shumë se një viti e gjysmë, mund ta konsiderojmë ”hakmarrje” për atë që ka ndodhur sezonin e shkuar?
Nuk ka lidhje me hakmarrjen. Kjo është një ndeshje kampionati, në një sezon të ri. Ne kishim ardhur për ta fituar ndeshjen dhe ia dolëm. Besoj se është diçka shumë pozitive për vazhdimësinë e kampionatit. Një fitore përballë një rivali direkt është një fitore që ka vlerë dyfish.
Penalltia e Kukësit linte vend për diskutim, si e gjykoni?
Nuk do të merrem fare me paragjykime, ne erdhëm dhe morëm atë që deshëm.
Në 10 ditë dy fitore me rivalët dhe një barazim me kryesuesit e Zvicrës, e ka arritur Skënderbeu maksimumin e tij?
Arritjet nuk janë të rëndësishme në Europë, diçka që e pasqyrojmë dhe në kampionat. Është i njëjti Skënderbe si ai i Europës. Po e tregon veten dhe në kampionatin shqiptar.
Dy fitore me rivalët, e konsideroni skuadrën tuaj si pretendente kryesore?
Kampionati është i gjatë, por mund të them se jemi në rrugën e duhur. E rëndësishme është që t’i marrim ndeshjet një e nga një, nëse do të kemi këtë ritëm do të jetë shumë mirë.
Këtë radhë jeni ju ai që e mundni Gjicin…
Ne do të jemi gjithmonë rivalë. Futboll ka çdo javë. E rëndësishme është që miqësia të jetë miqësi dhe futbolli futboll, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Në fund të fundit ne jemi njerëz.
E konsideroni Kukësin si rivalin tuaj kryesor?
Është ende herët për të folur për Kukësin, por besoj se do të jetë aty si një rival për titull deri në fund. Kukësi nuk heq dorë kurrë. Nga eksperienca e këtyre viteve, Kukësi nuk heq dorë deri në sekondën e fundit. Unë e shoh edhe Partizanin si rival, kampionati sapo ka filluar.
Shumë tituj të fituar, por duket se “uria” është e njëjtë…
Brezat ndryshojnë, vijnë lojtarë të rinj që nuk e kanë provuar titullin kampion dhe synojnë që dhe ata të bëhen kampionë.
Dy fitore radhazi që vlejnë më shumë se gjashtë pikë, mund të jetë kjo nisja më e mirë e mundshme?
Kjo është e rëndësishme, që kemi arritur t’i mundim të dy rivalët direkt. Ne duhet që të vlerësojmë skuadrat e ashtuquajtura të vogla, pasi është problem motivimi i skuadrës në të tilla takime. Ky është problemi më i madh i Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online