Takaj në sulm: Tani o falje, o dënim!

Skënderbeu ka fituar një beteje të madhe, atë për titullin 205/16, por nuk ka mbaruar, përkundrazi. Tashmë lufta është më FIFA-n dhe klubi korçar do ditore të plotë, jo gjysmake, që do të thotë zbulim i dënimit me 10 vite pa Europë. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i skuadrës korçare Ardian Takaj tregon sesi është pritur ky lajm i mirë që i ka mbërritur nga drejtësia sportive e Lozanës, në këtë periudhë të zymtë që po kalon skuadra e tij.

“Ishte një mëngjes shumë i bukur, ishte një vendim që ne e prisnim normalisht, sepse ishim të bindur në çfarë kërkonim kur iu drejtuam CAS-it. Ishte një titull me pa të drejtë i mohuar nga vendimi i Etikës. Kundërshtarët duhet të jenë të bindur sepse titujt e kampionateve merren në fushat e lojës, nuk mund të merren as me VKM apo me Komisione Disipline”, tha presidenti Ardian Takaj.

Takaj është i bindur se edhe gjyqin e radhës Skënderbeu do të fitojë, pasi po dënohet vetëm në bazë të dyshimeve.

“Nuk na intereson fare ulja e dënimit. Duhet ose falje, ose dënim! Këtë presim ne, e nuk na intereson asnjë vit ulje. Edhe një vit dënim do të ishte tepër për Skënderbeun. Ne jemi këtu me merita të plota sportive, sepse nëse qëndrojmë në kuadrin e dyshimeve mund të akuzojmë të gjitha ekipet e botës. E patë se ç’është bërë këtë javë. U mposht Barcelona 3-0 nga Roma, e jo të mos rrihet Skënderbeu 5-1 nga Sportingu, edhe në inferioritet numerik. Ky nuk është ndonjë lajm i madh, as ndonjë çudi europiane, që të shkruhet sesi ka mundësi Skënderbeu të mundet nga Sportingu”, theksoi më tej Takaj.

Në Shqipëri është folur shumë se vendi i dytë do të vlejë kalimin në Champions League, por presidenti i klubit korçar ka edhe një mesazh për të gjitha klubet shqiptare, që pretendojnë të përfitojnë nga ky moment i vështirë i Skënderbeut.

“Po të shikosh arritjet e Skënderbeut, kanë rritur edhe koeficientin e kampionatit shqiptar, duke lënë pas Hungarinë e shumë vende më të zhvilluara sesa ne në futboll. Këto janë në bazë të arritjeve të Skënderbeut. Këta kundërshtarët tanë duhet të dinë që për këto 3 vite, prej Skënderbeut kanë marrë nga 100 mijë euro në arkat e tyre. Të paktën ndonjë ditë, ndonjëri prej tyre të ketë kurajon t’i thotë faleminderit Skënderbeut”, deklaroi Takaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online