Pasi kanë luajtur tre ndeshjet e para të Superiores për javën e gjashtë, ka ndryshuar edhe tabela në kampionatin shqiptar. Është e çuditshme, por ekipi që të gjithë e quanin pa asnjë objektiv për të luajtur në fushë, po kryeson Superioren.
Bëhet fjalë për Skënderbeun, që ka vendin e parë së bashku me Teutën. Sigurisht që një vlerë të madhe ka trajneri Ilir Daja, që kudo ka shkuar ka marrë me vete edhe formulën e suksesit. Kjo po vazhdon edhe në Skënderbeun e këtij viti, megjithëse jemi ende në javët e para. Ndërkohë Partizani dhe Tirana kanë grumbulluar 11 pikë deri tani. Skuadrave të kryeqytetit i është bashkuar edhe Bylisi, që do të luajë në ditën e nesërme ndeshjen e saj. /Sport Ekspres/