“Ta shohin edhe lojtarët që hezitojnë të zgjedhin Shqipërinë”, mesazhi i Dakut: Ndenjë që nuk paguhet as me kontrata marramendëse

Mirlind Daku ishte i ftuari i radhës në podkastin “Arena e yjeve” në median “Telegrafi”, ku ka folur edhe për emocionet që përjetoi në momenin e golit të parë me fanellën e Kombëtares. Sulmuesi shqiptar ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë futbollistët që hezitojnë të veshin ngjyrat kuqezi, teksa shprehet se ndjesia e të shënuarit me ekipin kombëtar nuk paguhet as me kontrata marramendëse.

“Prej këtij podkasti, shpresoj që ta shohin edhe disa lojtarë të tjerë që po hezitojnë të luajnë, si për Kosovën, edhe për Shqipërinë… Nuk paguhet as me kontrata marramendëse, as me sponsorë, as me asgjë të shënuarit për vendin tënd. Të shënuarit për këtë popull që gjithë jetën kemi shkuar me vuajtje dhe sakrifica. Nuk ka ndjenjë më të mirë”, ka deklaruar Mirlind Daku./Sport Ekspres/