“Ta shohësh kështu është një gëzim“, trajneri kënaqet me Nedim Bajramin: Do jetë një ar.më shtesë

Nedim Bajrami ka qenë protagonisti kryesor në sfidën e sotme kundër Udineses. “Fantazisti“ shqiptar është autori i një goli dhe një asisti në përmbysjen 3-1 të Empolit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i bluve ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it, ku ka komentuar edhe paraqitjen e 22-vjeçarit. Goli dhe asisti i Bajramit ka gëzuar pa masë Andreazzoli-n, i cili thekson se lojtari shqiptar do të jetë një ar.më shtesë në javët në vijim.

“Rikthimet janë bërë konstante. Ne nuk dekurajohemi dhe e dimë se kemi energji për t’i rregulluar gjërat. E bëmë me reagim fizik, por edhe me cilësi të shkëlqyer. Duke folur me zëvendëstrajnerin thashë se ishte turp të shpërndahej skuadra dhjetë minuta nga fundi, po luanim futboll fantastik, produktiv dhe të këndshëm. Ne nuk shënuam vetëm golin, por edhe goditëm shumë. Bajrami? Përfundimisht nuk është një problem. Të gjithë e prisnim. Ta shohësh kështu është një gëzim. Në javët në vijim do të jetë një ar.më shtesë”, ka thënë ndër të tjera Aurelio Andreazzoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *