“Ta shijojmë fitoren, por do shkojnë në ferr në Gjermani”, Sarri flet pas triumfit ndaj Bajernit: Mundëm një nga më të fortët e Europës

Lacio befasoi jo pak opinionin sportiv. Bardhekaltrit mposhtën 1-0 Bajernin e Mynihut në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Mauricio Sarri nuk e ka mohuar kënaqësinë dhe gëzimin nga ky triumf, por gjithashtu kërkon të qendrojë edhe me këmbë në tokë. Ai ka thënë për mediat se është i vetëdijshëm që në Gjermani e pret ferri.

“Ekziston një kënaqësi që kemi mundur një nga ekipet më të forta të Europës, por gjithashtu pendohem për shanset që patëm në fund. Ata janë një ekip i fortë, madje edhe djemtë që erdhën nga stoli më impresionuan. Le ta shijojmë këtë fitore, por ne e dimë që do shkojmë në ferr në Gjermani”, ka thënë Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online