Ta ketë lënë befasinë për Kukësin! Wolfsburgu përmbys ekipin modest, e nisi keq Kupën e Gjermanisë

Wolfsburgu nuk ka bërë hap të gabuar në Kupën e Gjermanisë duke mbyllur detyrën ndaj skuadrës modeste të Furstenwaldes pasi fitoi 1-4. Ashtu siç e kishte thënë edhe Mehmedi përpara ndeshjes: “Nuk duhet të mendojmë se ata do të na presin duke na shtruar tapetin e kuq”.

Vetëm 9 minuta nga nisja e takimit dhe ekipi ui Furstenwaldes do të kalonte në avantazh falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga ana e Geurts. Dopieta e Joao Victor bëri që rezultati të përmbysej brenda pjesës së parë. Ndërkohë në të dytën vetëm sa është thelluar golavarazhi pasi Wolfsburgu shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Gerardt dhe Guilavogui.

Ajo që shpresohet është që befasinë kjo skuadër e njohur në Gjermani ta ketë lënë për Kukësin në turin e dytë të “Europa League”, pasi në Kupën e Gjermanisë nuk bëri hap të gabuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *