Nuk mund të forcohesh në ujëra të qeta, Thomas Strakosha do të provojë stolin tek Lacio

Në ujëra të qetë nuk mund të rritesh dhe forcohesh! Në këtë mendim janë drejtuesit e Lacios ku pas një sezoni të kaluar, morën mësimet e duhura për të ardhmen. Kështu u vendos që Strakosha duhet të jap gjithçka nga vetja për të siguruar fanellën e titullarit, pasi këtë herë nuk do të fitojë asgjë lehtë.

Më herët gardiani shqiptar ka qenë titullari i padiskutueshëm i lacialëve duke pasur një zgjedhje të dytë lojtar si Proto dhe portierë që nuk kishin cilësi të mëdha, për të mos e konkurruar aspak. Por këtë herë Lacio ka marrë një gardian si Pepe Reina që ka një karrierë të pasur dhe prodhon siguri.

Në Itali janë të sigurt se trajneri Inzagi do të bëj një alternim mes tyre, për t’i lënë disa ndeshje Strakoshës dhe Reinës. Kështu do të kuptohet se cili prej tyre do të ofrojë më shumë siguri, por nga ana tjetër ky nuk mund të quhet një lajm i keq për Strakoshën, pasi kjo është e vetmja mënyrë për rritjen e tij dhe përmirësimin e gabimeve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online