Show apo tentativë për të matur realisht forcat me futbollin e vërtetë, pak rëndësi ka, sepse sot mediat anembanë botës i kanë sytë në Dortmund. Në stërvitje ka dalë njeriu më i shpejtë në planet, Usain Bolt, ndërsa Dortmundi ka lidhur direkt stërvitjen në Facebook.
Me siguri Bolt nuk ëndërron të bëhet pjesë e Dortmundit, por një provë me klubin gjerman do të ishte një hap drejt përfshirjes në futbollin profesionist.
Ka shumë klube që do ta mirëprisnin, natyrisht jo në nivele të larta, ndërsa Dortmundi i ka hapur dyert për stërvitje mbi të gjitha për faktin se ndërlidhës është sponsori i përbashkët, Puma.