“Syri i keq”! Rocco Vata dëmtohet në momentin ideal, kapiteni i Celtic flet për djalin e Rudi Vatës: Ishte i shkëlqyer edhe në ekipin e parë

“Syri i keq” ka ndikuar te Rocco Vata që është dëmtuar në momentin ideal. Teksa po i jepej gjithmonë e më tepër hapësirë në ekipin e parë, ishte koha për pak ndalesë. Por për djalin e Rudi Vatës ka folur edhe kapiteni i Celtic, McGregor. “Ka dëmtuar kyçin e këmbës në një moment, por po tregon shumë në akademi.

Ka shënuar disa gola me ekipin B, është fantastike. Kjo është ajo që ne duam, t’i japim shtysë sa më tepër produkteve të akademisë që mundemi, duke u përpjekur t’i eksopozojmë ato në ekipin e parë. Rocco ka qenë në ekipin e parë që në miqësoret para nisjes së kampionatit dhe ka bërë shkëlqyeshëm, prandaj presim të shërohet nga lëndimi”, tha McGregor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *