Iu kujtohet talenti që Shqipëria luftoi me Greqinë? Vendosi historinë me kuqezinjtë, ja se ku është transferuar tani Emiliano Bullari

Emiliano Bullari ose “Ibrahimovic shqiptar” siç e përshkruanin mediat greke. Ky është lojtari që vendosi një rekord për histori me trajnerin Alban Bushi. Ishte vetëm 17-vjeç në kohën kur do të bashkohej me Shqipërinë U-21.

Në çdo rast tjetër lojtari duhej të kalonte në moshat më të hershme para se të bashkohej me Shpresat, por Greqia ishte rrezik konstant pasi e dëshironte në gjirin e saj. Asokohe Bullari ishte pjesë e të rinjve të Olimpiakosit dhe shpeshherë thirrej nga ekipi i parë, teksa u gjend në stol edhe në një ndeshje të Europa League kundër Arsenalit.

Më pas do të transferohej te Atromitos për të marrë më shumë minuta, por kjo zgjedhje nuk qëlloi e goditur. Menjëherë pasi Bullari shkoi në këtë skuadër do të ndërrohej trajneri austriak që i premtoi shumëçka Bullarit për të ardhmen, ndërsa trajneri i ri grek nuk i besoi për asnjë minutë. Më shumë se për aftësitë, ishte një rast i zakonshëm për mënyrën sesi lojtarët shqiptarë “digjen” në Greqi që pasi zgjedhin Shqipërinë nga politika e klubeve dhe presioni i tifozëve.

Pas kësaj aventure Bullari shkoi të stërvitje me Nottingham Forest. Shumë kohë pritje për të marrë vizën e punës që nuk erdhi kurrë, duke ia pamundësuar dëshirën për të lënë gjurmë në Angli. Vitet kanë kaluar dhe sulmuesi është 21-vjeç, megjithatë ende në kohë për të thënë fjalën e tij.

Në ditën e djeshme Bullari është zyrtarizuar te Kalamata. Kjo skuadër ndodhet në nivelin e dytë të futbollit të Greqisë dhe renditet në mesin e tabelës. Qëllimi i sulmuesit është që të rikthehet në formën e dikurshme pas shumë kohe mungese në futbollin profesionist dhe më pas të bëj kalimin e madh që të gjithë presim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online