Nuk ka vend për shumë festë! Partizani ka kundër edhe “kalendarin e pamëshirshëm”, e presin dy finale dhe derbi që përcakton shumë për titullin

Partizani i Kolelës ka arritur që të reagojë duke fituar me 10 lojtarë ndaj Erzenit. Për më tepër një fitore bindëse me shifrat 3-0 ndaj një prej ekipeve më në formë të Superiores. Kolela mund të qetësohet, por jo për shumë gjatë. Tani fillon malorja e vërtetë e të kuqëve dhe ndeshjet që përcaktojnë shumë për titullin kampion.

Në këtë javë Partizani do të udhëtojë në transfertë ndaj Kukësit, me verilindorët që fitoren e kanë detyrim jetik. Më pas të kuqtë i pret derbi me bardheblutë dhe menjëherë pas këtij takimi, shkojnë si miq në Shkodër, për të gjetur përballë Vllazninë. Një kalendar “i pamëshirshëm”, por nga ana tjetër këtu do të tregohet forca reale e këtij grupi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online