“Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 fiton ndaj Norvegjisë, vendos goli i Lukës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare U-17 fitoi ndeshjen e dytë në turneun “Syrenka Cup” ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe fitoren e vendosi Majkol Luka me golin e shënuar në pjesën e dytë.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Klejton Uruci (GK), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Dennis Ettore Pierro, Afrim Gashi (C), Dion Vata, Frensi Mali, Alvin Zekaj, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri, Elson Himallari.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra kuqezi bëri gjithçka mirë dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të.

Ishte Maikol Luka që shënoi dhe vulosi fitoren për Shqipërinë.

Kombëtarja U-17 do të luajë ndeshjen e fundit në turneun “Syrenka Cup” ndaj Rumanisë në “Municipal Stadium Marsza?ka Józefa Pi?sudskiego”, më 9 shtator, në orën 11:00.