Surpriza e Teutës, merr mbrojtësin e kombëtares së Ganës

Teuta bën një goditje të fuqishme në merkato, sepse ditën e sotme ka afruar mbrojtësin ganez Masahudu Alhasan, raporton Supersport.

Bëhet fjalë për një mbrojtës të majtë 25-vjeçar, pjesë e Peruxhias në Serinë B sezonin e shkuar dhe anëtar i kombëtares së Ganës.

Alhasan ka luajtur edhe në Serinë A me Udinezen, ndërsa ka shkëlqyer në huazim sidomos të Latine, para pak sezonesh.

Tani Teuta e merr në huazim, pasi është dëmtuar rëndë shkodrani Esin Hakaj. Për 6 muaj Alhasan fortë të mundohet të ri gjejë formën optimale, sepse ka pasur probleme fizike këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *