Superkupa e Kosovës përfundoi në Turqi, mposhtet kampioni i sezonit të shkuar nga Prishtina

Ditën e sotme u zhvillua Superkupa e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës e cila u zhvillua në Antalia të Turqisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të Prishtinës, të cilët kështu mposhtin kampionen e Kosovës. Sfida ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilët kërkonin me patjetër fitoren për të ngritur Superkupën.

Vetëm pas 2 minutash, Zyba do të shënonte golin e parë të takimit, duke kaluar Prishtinën në avantazh. Por nuk do të duhej shumë kohë që Kastriot Rexha të prishte festën e Prishtinës, duke sjellë baraspeshën. Prishtina nuk u pajtua me këtë rezultat, duke sulmuar herë pas here dhe në minutën 22-të Krasniqi do të shndërronte në gol 11-metërshin e fituar. Në fundin e takimit Shillova realizoi golin e nokautit, duke i dhuruar trofeun ekipit të tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *