Superiorja rikthehet me dy duele për t’u shijuar, nga derbi i kryeqytetit te përplasja e objektivave me kahe të kundërta

Ditën e sotme nis java e 22-të e “Abissnet Superiores“. Dy duele për t’u shijuar do të serviren përpara tifozëve shqiptarë. Të parët që do të zbresin në fushë do të jenë Skënderbeu me Vllazninë. Në orën 16:45 në Korçë të dy skuadrat do të përplasen për objektivat e tyre, të cilat kanë marrë kahe të kundërta. Nga njëra anë Vllaznia kërkon tre pikët që e ndajnë nga zona europiane, ndërsa Skënderbeu kërkon të njejtin rezultat për të ringjallur lu.ftën e mbijetesës.

Ndërkohë në mbrëmje vëmendja kalon e gjitha në “Elbasan Arena”, vend në të cilin është zhvendosur derbi i kryeqytetit. Dy klube me peshë të futbollit shqiptar do të masin forcat me njëri-tjetrin në orën 19:45, megjithëse këtë herë janë larg lavdisë së dikurshme dhe në jo në pozicionin ku jemi mësuar ti shohim përgjatë historisë në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *