Edoardo Reja ka folur për mikrofonin e “Top Channel”, ku ka dhënë këndvështrimin e tij mbi kampionatin shqiptar. Sipas tij cilësia nuk mungon, por problem i madh është çështja e mentalitetit. Kjo pasi presidentët ndërhyjnë në punën e trajnerit, gjë që në Itali nuk mund të imagjinohet. Trajneri i Kombëtares shqiptare pohon zërat se De Laurentis e ka telefonuar për të zënë vendin e Gatuzos në pankinë, por thekson se e ardhmja e tij do të jetë në stolin e kuqezinjve.
Kampionati shqiptar
“Në përgjithësi kampionati shqiptar nuk është i keq. Për më tepër se mungesë lojtarësh, është mentaliteti. Nuk po arrij të kuptoj çfarë ndodh rreth një klubi këtu. Dëgjoj që presidentët ndërhyjnë shpesh te puna e trajnerit. Kam parë gjëra që në Itali as i imagjonon dot. Sigurisht, presidenti mund të takojë trajnerin dhe të bisedojë, sepse ka miliona trajnerë. Por atë që zgjedh duhet ta dëgjosh dhe të kuptosh çfarë problemesh ka”.
Oferta e Napolit
“E di që presidenti (De Laurentis) më vlerëson shumë dhe unë e falenderoj. Ka telefonuar sa herë që ka pasur vështirësi. Por unë fola me presidentin Duka dhe i thashë që do të vazhdojmë bashkë përpara me programin që kemi bërë. Unë e kam bërë këtë zgjedhje tashmë, në Itali nuk do të kthehem më asnjëherë të drejtoj”.
Shqipëria ekipi i fundit?
“Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Mua do më pëlqente të rrija sa më shumë të jetë e mundur, sepse po krijojmë dhe po bëjmë një punë të mirë. Këto eliminatore të Botërorit do të jenë një test i madh, por kjo nuk do të thotë se jemi pa objektiv. Ne do të synojmë si gjithmonë kualifikimin”, ka thënë Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/