Superiorja neglizhon, Kupa mundësia për të rinjtë

Kupa e Shqipërisë është komepticioni i dytë për nga rëndësia në vend, megjithatë interesi për këtë trofe duket se nis nga raundi ccerekfinal dhe mbrapa. Në raundin e parë, formati i Kupës së Shqipërisë bën që ekipet e elitës, të ndeshjen me skuadrat e Kategorisë së Parë.

Diferencat me skuadrave janë të mëdha dhe në përgjithësi ekipet e Superiores kalojnë pa shumë vuajtje në turin tjetër, edhe pse në ndonjë ndeshje tek-tuk ndodh që të kemi ndonjë rezultat surprizë. Fakti që është një kompeticion që zhvillohet me takime vajtje-ardhje, i bën klubet që të neglizhojnë disi, flasim për skuadrat e Superiores.

Edhe pse në lojë është një nga biletat që të çon në Europa League, askush nga ekipet e elitës nuk e diskuton kualifikimin, aq s ndeshjet  e para janë mundësi për lojtarët që kanë pasur pak hapësira, apo lojtarët që aktivizohen me skuadrën e dytë dhe moshat, por që marrin shansin  tyre për t’u provuar nga trajneri i parë.

Me pak fjalë, turi i parë i Kupës së Shqipërisë ngjan më shumë me ndeshje testuese për skuadrat e Superiores, që të gjitha e kanë mendjen tek ndeshjet e fundjavës. Skuadrat e Kategorisë së Parë, po ashtu e flenë mendjen që nuk mund të shkojnë larg dhe ka raste që dorëzohen pa luftuar fare, i vetmi rast i surprizës nga Kategoria e Parë mund të jetë ai i Besëlidhjes, që dy edicione më parë eliminoi Partizanin dhe Flamurtarin, por më pas u ndal nga Tirana në gjysmëfinale.

Grupi A                                     Grupi B

Veleçiku -Skënderbeu            Oriku – Kukësi

Vora-Luftëtari                         Naftëtari-Laçi

Tërbuni-Partizani                   Shkumbini-Flamurtari

Besa-Kamza                            Turbina-Teuta

Burreli-Vllaznia                       Shënkolli-Lushnja

Korabi-Kastrioti                      Iliria-Tirana

Dinamo-Egnatia                     Tomori-Bylis

Besëlidhja-Erzeni                   Pogradeci-Apolonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *