Superiorja mbyllet përpara kohe? Gara nuk është më me vendin e parë, por me vendin e…5

Superiorja do të luajë edhe një javë të fundit përpara se të ul siparin e saj për vitin 2024. Dy ndeshje shumë të bukura na presin përpara se të mbyllet elita e futbollit tonë për këtë vit, teksa katër vendet e para do të ndeshen me njëra-tjetrën.

Partizani luan kundër Vllaznisë, ndërsa Dinamo kundër Egnatias. Ajo që vihet re deri tani është një shkëputje e katër vende të para krahasimisht me ekipet e tjera, por që qëndrojnë në kuotë pikësh të njëjtë me njëra-tjetrën.

Dinamo dhe Vllaznia kanë nga 31 pikë, ndërsa Partizani dhe Egnatia kanë nga 30 pikë. Gjithashtu edhe golavarazhi është po i njëjti, Dinamo ka shënuar 28 gola dhe ka pësuar 19 gola, ndërsa Vllaznia ka shënuar 29 gola, 1 më shumë se Dinamo dhe ka pësuar 23 gola, katër më shumë se Dinamo.

Nga ana tjetër Partizani ka shënuar 23 gola dhe ka pësuar 15 gola, ndërsa Egnatia ka shënuar 22 gola dhe ka pësuar 15 gola. Në vendin e pestë dhe të gjashtë vijnë Elbasani dhe Teuta me 22 pikë. E gjitha kjo tregon se në saj të formulës së re me Final Four që zbatohet në Shqipëri, katër ekipet e para po mbajnë formën e njëra-tjetrës dhe sforcon më të madhe e japin në momentin kur vendi i pestë i afrohet dhe i rrezikohet Final Four. Në një farë mënyre, gara nuk është më për vendin e parë, por për t’u garantuar që vendi i pestë të jetë sa më larg. Deri në këtë moment, gara mund të quhet e mbyllur pasi diferenca është e madhe. /Sport Ekspres/