Superiorja luhet të shtunën, ka sërish ngjeshje kalendari

0

Kategoria Superiore nuk ka kohë të marrë frymë, pasi klubet po paguajnë shtrenjtë zgjedhjet e veta, duke e nisur kampionatin në shtator dhe duke bërë një muaj pushim në dimër.

Këtë të shtunë do të luhen gjithë ndeshjet e javës së 24-t, me tre ndeshje që do të luhen prej orës 14.00 dhe dy të tjerat prej orës 17.00. Sytë te Partizani-Luftëtari, kush e ka harruar atë 5-0 të fazës së dytë në Gjirokastër?

Të luajturit në një ditë vjen për faktin se të mërkurën e ardhshme do të luhet sërish, me sfidat e javës së 25-të.

Java e 24-t

E shtunë, 10 mars 2018

Kukësi-Teuta               14:00

Laçi-Flamurtari           14:00

Kamza-Vllaznia          14:00

Partizani-Luftëtari       17:00

Skënderbeu-Lushnja   17:00

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.