Superiorja ka vetëm një problem për të filluar, ndoshta nuk do të mjaftojnë as sikur t’i blejnë vetë klubet

Nga Klaudio Ndreca

FSHF i ka dërguar një kërkesë zyrtare Qeverisë, për të lënë nisjen e stërvitjeve në datën 4 mars. Më pas në fundin e muajit pritet edhe fillimi i kampionatit me dyer të mbyllura, për të vazhduar me garën e mbyllur për shkakun e pandemisë.

Ky është plani fillestar i ideuar, por që futbolli të vazhdojë nënkupton në këto kohë zbatimin e shumë rregullave. Ajo që mbetet edhe si dyshimi më i madh, është fakti nëse Qeveria do të zotërojë tamponët për t’ia dhënë skuadrave.

Qoftë edhe me lekët e vetë klubeve për t’i blerë, por gjithmonë ka pasur pikëpyetje në Shqipëri për numrin e tyre shumë të kufizuar që rezulton edhe në pak testime ditore. Ndërkohë që një test i tillë duhet të bëhet dy herë përgjatë javës dhe për të gjithë stafin e një skuadre, deri në mbylljen e sezonit. Këtu pritet të shihet sesi do të rregullohet problemi më saktësisht, pasi asgjë tjetër nuk e pengon futbollin, të paktën në fazën e parë teksa i kthehen stërvitjeve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online