Partizani i Beogradit dhe Skënderbeu u ndeshën javën e shkuar, në një sfidë që nuk pati probleme të jashtëzakonshme, por nuk munguan koret dhe këngët për Kosovën. Pas ndeshjes, zëdhënësja e klubit serb u përgjigj për gazetarët shqiptarë se FIFA kishte ndalur vetëm koret kundër Shqipërisë dhe ndalohej fjalë “shqiptar”, ndërsa koret për Kosovën lejoheshin, pasi sipas saj “UEFA nuk i konsideron problematike thirrjet për Kosovën dhe tifozët kanë të drejtë të brohorasin që Kosova është e Serbisë”.
Gënjeshtra trashanike e bukuroshes serbe ka dalë në dritë sot, pasi FIFA ka vendosur për ndeshjet e kombëtareve luajtur në muajin tetor dhe ka shpërndarë shumë gjoba, nga Europa deri në Amerikën e Jugut.
Gjobën më të rëndë e ka marrë Serbia: 160.000 franga zvicerane, rreth 140.000 euro, për sjelljen e tifozëve serbë në ndeshjet në Austri dhe në shtëpi ndaj Gjeorgjisë. Gjoba bazohej te përdorimi i materialeve piroteknike, si dhe koret dhe te shpalosja e parullave politike dhe diskriminuese, në lidhje me Kosovën.
Nëse Federata Serbe dënohet për koret e parullat në lidhje me Kosovën, merret me mend lehtësisht që Partizani i Beogradit gënjen, kur pretendon që UEFA nuk ka pasur asnjë problem me koret për Kosovën, përndryshe i bie që FIFA dhe UEFA marrin vendime që kundërshtojnë njëra-tjetrën.