Super Liria, Shkëmbi mposht mësuesin Josa

Një gol i shënuar nga Artur Magani në minutën e 74-t i ka dhënë një fitore 1-0 Lirisë së Prizrenit kundër Prishtinës, në një ndeshje të veçantë, edhe për faktin se përballë ishin Bledhi Shkëmbi vihej përballë Mirel Josës, një trajner debutues kundër një eksperti.

Të dy kishin punuar së bashku në vitet e arta të Skënderbeut, por me Shkëmbin si kapiten në fushë, duke i vjedhur sekretet Josës, ndërsa sot erdhi përballja e parë dhe Shkmbi doli triumfues nga fusha.

Liria ishte skuadra më e mirë në fushë dhe konfirmoi se në fushën e vet ka shumë pak rivalë, ndërsa në pjesën e dytë konkretizoi epërsinë, sepse pas shtyllës së Korenicës, Magani shënoi golin e madh të fitores.

Fitorja afron ndjeshëm me kreun Lirinë, që është e katërta, vetëm tre pikë poshtë Prishtinës, që mbetet e dyta, pas Llapit.

Pas ndeshjes, Mirel Josa pranoi epërsinë e Lirisë sidomos në mesin e fushës, duke e justifikuar humbjen edhe me mungesat e shumta dhe dëmtimin e Mankendës.

Ndërkaq, Shkëmbi është treguar xhentëlmen , duke deklaruar: “Nëse mposhta mësuesin tim, do të thotë që ka qenë mësues i mirë, sepse kam mkësuar shumë prej tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *