Super League po braktiset pa nisur ende, Manchester City mban qendrim: Ne jemi jashtë, i dedikohemi pjesëmarrjes në garat e UEFA-s

Ideja e krijimit të Super League-s së Europës po braktiset pa nisur ende mirë. Pavarësisht se Super League fitoi të drejtësn nga Gjykata Europiane, klubet në kontinentin e vjetër nuk po e mbështesin këtë nismë. Qendrim kundër ka mbajtur edhe Manchester City, që përmes një komunikate zyrtare bën me dije se i qendron besnik pjesëmarrjes në garat e UEFA-s.

“Pozicioni jonë nuk ka ndryshuar që nga 2021-shi. Ne jemi jashtë Super League-s. Mbetemi të dedikuar të punojmë me klubet mike përmes ECA-së dhe të marrim pjesë në kompeticionet e UEFA-s”, ka komunikuar klubi Manchester City./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *