Super Lacio dhe Strakosha, 3 gola Udinezes dhe 3 pikë mbi Interin

Lacio kishte një rast të shkëlqyer për të marrë tre pikë të arta sot, në sfidën e prapambetur kundër Udinezes, dhe nuk ka gabuar. Fitore 3-0, e treta rresht, dhe tashmë Interi mbetet 3 pikë larg, me lacialët që mbërthejnë fort vendin e tretë.

Pavarësisht nga mungesa e Imobiles, i dëmtuar, si dhe nisja nga stoli e Luis Albertos, Lacio nuk pati asnjë problem ndaj Udinezes, që me Masiomo Odon në drejtim nuk kishte humbur asnjë nga 6 ndeshjet e fundit.

Braziliani Samir shënoi autogol në minutën e 22-të, ndërsa Nani e Felipe Anderson vulosën suksesin në pjesën e dytë, me gola në fillim dhe në fund të 45 minutave.

I shkëlqyer Strakosha, i cili kreu dy pritje fantastike ndaj Barak në pjesën e parë dhe De Pol në pjesën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *