Super Flamurtari! Vlonjatët lënë vendet e fundit të renditjes, Elbasani tregon dhëmbët me Egnatian

Pak më parë janë mbyllur dy ndeshjte e Superiores. Flamurtari është kthyer te fitorja dhe ka treguar se nuk mund të rrëzohet kaq lehtë nga Superiorja në këtë sezon, përkundër të gjitha parashikimeve dramatike pas asaj nisje skandaloze të sezonit. Një fitore në shifrat 3-0 ndaj Bylisit, e pastër. Goli i parë u shënua nga Urbaez në minutën e 30, ndërsa Marku dhe Maksuti në pjesën e dytë vulosën gjithcka.

Pas kësaj fitore, Flamurtari arrin dhe kalon Bylisin, duke mbajtur vendin e tetë që të dërgon në Play Out. Një sinjal pozitiv ky i Flamurtarit, ashtu si edhe i Elbasanit që në krahun tjetër tregon ndaj Egnatias se këtë vit nuk janë një përrallë e momentit, por se duan vërtet të fitojnë titullin kampion. Një barazim 2-2, me shumë mund për Egnatian, pasi në fillim Elbasani kaloi në avantazhin e dy golave. Loukili në të 35 dhe Lajthia në të 50 po i jepnin fitoren miqëve. Megjithatë Fernando me dy golëshin e tij në pjesën e dytë sollën barazimin e ekuilibrave, në një ndeshje me shumë emocione duke ruajtur diferencën e 3 pikëve në renditje. /Sport Ekspres/