Super Durmishaj s’e ndal dot Olimpiakosin, Basha dhe shtylla e mallkuar!

 

Hamburgu i Mavrajt dhe Metci i Balliut në krizë. Albian Ajeti gëzon Bazelin, Hebaj me asist

Fiorin Durmishaj ka qenë dje protagonist në kampionatin grek, teksa ka shënuar kundër ish-skuadrës së Besnik Hasit, Olimpiakosit, edhe pse ky gol nuk ka mjaftuar duke qenë se në fund, skuadra kampione ka fituar 3-4 jashtë fushe, në një sfidë vërtet emocionuese. Ishte Fortunis që më penallti në minutën e 86-të ka realizuar, duke i hequr barazimin “nga dora” Panioniosit. Një paraqijte e mirë për lojtarin e Shpresave, që sigurisht shumë shpejt do ta shohim në kombëtaren A.

https://www.youtube.com/watch?v=0NgEEPkMoSk

Nga Greqia në Serinë B italiane, aty ku derbi shqiptar mes Armando Vajushit dhe Migjen Bashës është mbyllur në barazim 2-2 spektakolar. Dy shqiptarët kanë qenë titullar, teksa të dy janë vlerësuar me notën 6,5, që do të thotë se janë paraqitur mirë. Vajushi ka shkëlqyer në disa driblime dhe ikje, por i pasaktë është treguar në pasimet e fundit. Në anën tjetër, Basha rikthehej pas ndeshjeve të kombëtares dhe ka qenë i gjithanshëm. Madje, shtylla e goditur ende “thërret” për pafatësi…

Një tjetër shqiptar ka qenë dje protagonist, me asist. Po flasim për shkodranin Hebaj, me Domzhalen që ka triumfuar 6-0. Ai u aktivizua në pjesën e dytë dhe mori pjesë te pasimi i Ibriçiç në minutën e 92-të, që realizoi. Sakaq, në Gjermani, Hamburgu i Mavrajt ka humbur sërish, teksa mbrojtësi nuk u paraqit edhe aq mirë. Ai mori edhe të verdhë. Ndërkohë, Albian Ajeti ka shënuar në fitoren 0-4 të Bazelit jashtë fushe, teksa Xhaka nuk luajti për shkak kartonësh. Vazhdon pikata e Metcit të Balliut, që edhe ndaj St Etienit humbi dhe mban vendin e fundit, me vetëm 3 pikë në 9 ndeshje. Mbrojtësi kuqezi luajti 90’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *