Sulmuesi shqiptar pret largimin e Roman Abrahmovich nga Chelsea, do të largohen shumë yje dhe emra të rëndësishëm të klubit

Mbështetja e madhe që Roman Abrahmovich ka pasur nga Putin, ka kushtuar shtrenjtë për presidentin e Chelsea-t. Tashmë po përgatitet shitja e klubit dhe largimi i tij pas shumë vitesh suksesi te londinezët. Mediat britanike shprehen se ky largim i Abrahomovic do të pasohet edhe me shumë të tjera, teksa lojtarë të njohur të Chelsea-t do të ndërpresin marrëdhënien e bashkëpunimit.

Gjithashtu Petr Cech, Bruce Buck dhe Marina Granovskaia do të largohen nga Chelsea. Në një situatë të tillë, lojtarët e huazuar që po shkëlqejnë, mes të cilëve edhe Broja, e kanë terrenin më të lirë se kurrë më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *