Taulant Seferi kaloi sezonin më të mirë të karrierës së tij te Vorskla Poltava. Në sezonin që lamë pas, sulmuesi arriti të realizonte 13 gola në 28 ndeshjet e luajtura. Kjo formë e ardhur në kampionatin e Ukrainës solli interesimin e shumë ekipeve.
Por në fund duket se Seferi ka zgjedhur paratë. Ish-lojtari i Tiranës vendosi që të shkonte në Emiratet e Bashkuara Arabe për të firmosur me ekipin e Baniyas. Formula e transferimit është ajo e huazimit me të drejtë blerje, ndërsa mbetet të shihet nëse Seferi do ta humbas ftesën e Shqipërisë me këtë lëvizje. /Sport Ekspres/