Mirlind Daku pritet të jetë prurja e re e Silvinjos në ndeshjet e shtatorit. Ndërkohë ky lojtar po bëhet gati të ndërrojë ekip në merkaton e verës.
Kështu sulmuesi shqiptar është thuajse zyrtarisht i Rubin Kazan në Rusi. Ky transferim do të kushtojë vlerën e 1.2 milionë eurove.
Ndërkohë “Gazeta Blic Sport” siguron se nga ky transferim, 180 mijë euro shkojnë te Llapi që ishte vendimtare në formimin e karrierës së Dakut. /Sport Ekspres/