Aleksandër Kokorin humbi para pak ditësh një rast një metër larg vijës fatale, duke e çuar topin mbi traversë, në barazimin 0-0 në fushën e Ahmatit, ku luajnë Roshi, Balaj e Berisha. Bëhet fjalë për një sulmues të kombëtares ruse, i konsideruar ndër më të mirët në Rusi, por nëse ai rast bëri xhiron e uebit, imagjinoni bëmën e fundit të sulmuesit.
Aleksander Kokorin dü?ün magandas? ç?kt?! pic.twitter.com/DpzQrH11Kz
— GoalBien (@goalbiencom) December 19, 2017
Gjatë martesës së shokut të tij Alan Çoçiev, 26-vjeçari ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me dy pistoleta në duar, foto që ka marrë shumë kritika, por nuk mbari me kaq. Në Instagram Story Kokorin u shfaq duke qëlluar në ajër dhe duke uruar shokun e vet për martesën.
Ish-trajneri i CSKA Moskës, 77-vjeçari Genadi Kostilev, e ka quajtur Kokorinin një futbollist të përkëdhelur, duke kërkuar që të merren masa ndaj tij: “Ai beson se i lejohet dhe i falet gjithçka. Ndoshta përfiton nga fakti se ndihet një lojtar tepër i rëdësishëm për Zenitin dhe Rusinë, i duket vetja i paprekshëm”.
Ndërkaq, ish-kapiteni i Zenitit Aleksej Igonin komenton në Instagram: “Të dashur tifozë të Zenitit, Kokorini ka vendosur një pistoletë te koka e vet… mos u shqetësoni, fundja bosh e ka kokën”.