Sulejman Starova/ Formacioni më i mirë i vitit në Superiore, surprizë e madhe vjen nga… porta

Sezoni 2021/2022 në “Abissnet Superiore” ka përfunduar dhe tashmë ka ardhur momenti i vlerësimit për atë çfarë është dhënë përgjatë kampionatit. Në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, anëtarët e panelit kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë të sezonit që uli siparin pak ditë më parë.

Sulejman Starova ka surprizuar me zgjedhjen e tij, teksa surpriza e madhe vjen nga… porta. Ish-trajneri i njohur nuk ka preferuar kampionin Bekaj, por Alban Hoxhën e Partizanit, megjithëse ky i fundit e ka nisur sezonin me paraqitje nën nivelin e tij. Sa i përket sulmit, është dyshja e Tiranës, Seferi-Xhixha, ajo që bën pjesë në formacionin më të mirë të sezonit sipas Starovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *