Suksesi i Uzunit kapërcen edhe Shqipërinë, në Greqi i bëjnë jehonë arritjes së sulmuesit shqiptar

Myrto Uzuni po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij. Mbrëmjen e djeshme sulmuesi shqiptar shënoi golin e pestë në po aq ndeshje radhazi në kampionatin hungarez. Një sukses i madh ky për 25-vjeçarin, i cili barazon rekordin e Tibor Nyilasi. Arritjet e tij kapërcejnë edhe Shqipërinë, teksa në Greqi i japin jehonë formës fantastike të futbollistit nga Berati.

Uzuni ka jetuar përgjatë fëmijërisë së tij në shtetin helen, ku është aktivizuar edhe në futboll, për t’u rikthyer më pas përsëri në vendlindjen e tij, ayt ku do të niste karrierën e tij në kampionatin shqiptar. “Gazzetta.gr“ e konsideron futbollistin e Kombëtares shqiptare si liderin absolut të Ferencvaroshit, ndërsa thekson se është vetëm 1 gol larg rekordit të legjendës Florian Albert./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *