Egnatia po çon përpara projektin e saj. Rrogozhonasit fituan mbrëmjen e djeshje për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë, si dhe janë dy finale larg titullit të parë kampion në histori. Por suksesi në Kupë nuk është festuar vetëm nga tifozët e Rrogozhinës.
Festa është zhvendosur edhe në kryeqytet. Më konkretisht, në kampin bardheblu. Egnatia shpëtoi në një farë mënyre sezonin e Tiranës. Klubi më i titulluar në Shqipëri mbeti jashtë 4-shes më të mirë të “Abissnet Superiore”-s, çka i nxorri jashtë pjesëmarrjes në Europë.
Por këtë kënaqësi, të cilën nuk e siguruan dot gjatë kampionatit të rregullt, u adha mbrëmë Egnatia. Fituesi i Kupës së Shqipërisë dërgon një ekip në turet kualifikuese të Ligës së Konferencës. Duke qenë se Egnatia e ka siguruar pjesëmarrjen në garat e UEFA- s si kryesuese e kampionatit, atëherë i hapet rruga vendit të 5 të Superiores për të luajtur në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/