Anglia mposhti 4-0 Ukrainën, duke e kthyer çerekfinalen në një ndeshje stërvitore. Ishullorët vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në gjysmëfinale të Euro 2020, ku do të përballen me Danimarkën. Me transferimin e Sanchos tek Manchester United, ditën e djeshme kishim një Angli konservatore.
Të 11 lojtarët startues në sfidën Angli-Ukrainë ishin pjesë e Premier Ligës. Ky kampionat tregon që është në majat e futbollit, pasi edhe në finalen e Uefa Champions League ishin dy skuadra angleze përballë njëra-tjetrës. Pas disa vitesh dështim, Premier Liga është rikthyer në majën e futbollit botëror. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/