“Sukses i merituar”, Duka uron Tiranën për titullin kampion: Shpresoj të na përfaqësojë denjësisht në arenën ndërkombëtare

Tirana është kurorëzuar kampione për të 26-n herë në historinë e saj. “Abissnet Superiore” përfundoi sot edicionin 2021/2022, megjithëse verdikti për kreun e renditjes ishte dhënë pak javë më parë. Armand Duka ka uruar bardheblutë përmes llogarisë së tij në “Facebook”, duke shpresuar që kampionët e Shqipërisë të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare këtë verë.

“Urimet më të mira KF Tiranës! Klubi kryeqytetas është shpallur sot kampion i Shqipërisë në përfundim të një kampionati që dhuroi spektakël, gola dhe plot emocione të bukura. Një sukses i merituar ai i Tiranës për atë që ky ekip dha në fushën e lojës.

Dua t’i shpreh edhe një herë urime dhe suksese lojtarëve, stafi teknik, drejtuesve dhe të gjithë administratës bardheblu për këtë titull të 26-të kampion. Shpresoj që Tirana ta përfaqësojë sa më denjësisht futbollin europian në arenën ndërkombëtare këtë sezon”, uron Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *