Xhevahir Sukaj është rikthyer i frikshëm, pas largimit nga Partizani. Sot shënoi dy gola, u bë pikë referimi në sulm si në kohërat e arta, por gjatë gjithë ndeshjeve pas kthimit në Shkodër është dukur në rritje të vazhdueshme dhe po shënon “lumë”.
-Pse ishte kaq mirë Vllaznia, ndryshe nga shumë ndeshje të tjera, duke shënuar kaq lehtë?
E kishim marrë parasysh që kishim përballë një ndër ekipet më të mira në Shqipëri, që luan futboll shumë mirë. Teuta mori një pikë dje dhe na shtoi presionin, duke na detyruar të fitonim sot. E dinim çfarë na priste, “prite zot të mos fitonim”. Flamurtari 15 minutat e para ishte shumë lart, fati na ndihmoi që të mos pësonim gol, ndërsa goli i Vucajt na çliroi dhe dolëm më lojën tonë.
– Zëvendësimi, një diskutim me Gjokën. Ndonjë debat për 11-metërshin?
– Jo, në asnjë mënyrë. Ai po më bënte komplimente dhe po më thoshte pse nuk shënuam më shumë. Penalltia që e gjuajti Lika nuk është problem, absolutisht.
– Frika, e ka ndihmuar Vllazninë të japë gjithçka?
– Nuk është thjesht frikë, është vlerësim. Natyrisht, ta kesh frikë kundërshtarin dhe të kesh frikë nga renditja nuk është detyrimisht diçka e keqe, të ndihmon të përqendrohesh ndonjëherë.
– Starova është pushuar nga puna sot.
– Më vjen keq, nuk më takon të komentoj. E mora vesh pak para fillimit të ndeshjes.
– Shqetëson shumë Teuta, që është pas?
– Ne e dimë që kemi hedhur një hap të vogël dhe që Teuta është një ekip shumë i fortë, që po ecën mirë. Megjithatë, nëse fitojmë në ndeshjen e ardhshme, sezoni merr për mbarë për ne.