Xhevahir Sukaj nuk do të luajë kundër Vllaznisë. Lajmi ishte i ditur, pas dëmtimit të sulmuesit të Partizanit të hënën ndaj Luftëtarit.
Megjithatë, frika ishte e madhe që sulmuesi të mungonte gjatë dhe do të ishte goditje e rënsë, duke parë formën e shkodranit dhe mungesën e Çanit.
Sot Partizani ka dalë me njoftim zyrtar, duke lajmëruar se Sukaj do të mungojë rreth 10 ditë.
“Prej ditës së martë, Sukaj është në mbikqyrjen dhe kujdesin e stafit mjekësor, i cili ka ekzaminuar dëmtimin e sulmuesit.
Në përfundim të analizave mjekësore ka rezultuar se sulmuesi i kuq ka pësuar një dëmtim te tendinat e biceps femoris. Koha e rekuperimit do të kërkoj 10 ditë dhe si rezultat i këtij dëmtimi Sukaj nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për takimin e radhës ndaj Vllaznisë”.