Në një situatë shumë të vështirë të Flamurtarit, mund të ketë vend për pak festë. Xhevahir Sukaj po feston 32-vjetorin e tij, por me 1 pikë në 6 ndeshje, nuk duket të ketë vend për shumë ekzagjerime.
Gjithsesi, një tortë me qirinjë do të vendoset në tavolinë. Por pikëpyetja është: “Kush do ia fiki qirinjtë?”. Më mirë do të ishte për shokët e skuadrës, por rrezikohet që këtë festë t’ia prish Tirana.
Këta të fundit vijnë pas një humbje në derbi me Partizanin dhe fitoren e shohin si detyrim. Nëse objektivi do të arrihet atëherë në Vlorë priten shkarkime dhe përjashtime të menjëhershme. /Sport Ekspres/