Sukaj është rikthyer dhe shënon sa për një vit

Sulmuesi kuqeblu e gjeti vetëm 4 herë rrjetën te Partizani në vitin 2017. Kthimi në shtëpi e ka kthyer në nivele të jashtëzakonshme

“Është mbipeshë, nuk është në formë, nuk vrapon”. Të gjitha këto i ka dëgjuar shpesh Ernest Gjoka në Shkodër këto muajt e fundit, kur vendosi të afronte Xhevahir Sukajn dhe t’i besonte misionin e shënimit të golave që do të shpëtonin Vllazninë. Nuk ndërroi mendim Gjoka, sepse kur vjen puna për ndërtimin e skuadrës dhe zgjedhjeve të tij, është kokëfortë, edhe pse nuk duket. Tani trajneri tiranas ka të drejtë të buzëqeshë, edhe pse është ende herët. Qesh mirë kush qesh i fundit, llogaritë do të bëhen në maj, por kot nuk thonë: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”. Xhevahir Sukaj është rikthyer i frikshëm, pas largimit nga Partizani, ku askush nuk e vajtoi, sepse kishte shënuar vetëm 4 gola në vitin 2017 në Superiore dhe dukej një lojtar që nuk vlente më. Problemi është se futbollistët duhet edhe të dish si t’i trajtosh, ose si thonë italianët, përdori “il bastone e la carota”, ose “edhe drurin, edhe përkëdheljen”. Sukaj u kthye në Shkodër, pa shumë zhurmë, vendosi një bast me veten, ka vrapuar shumë, për të bindur edhe më skeptikët. Dje shënoi sërish dy gola, u bë pikë referimi në sulm si në kohërat e arta, është qartësisht një lojtar tjetër nga ai i vitit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online